Friday, 24. April 2026
Sport

A do të bëhej presidenti i ardhshëm i UEFA-s? Ja si përgjigjet Armand Duka

GS 08/02/2024 1 Min. Lesezeit

Në shortin e hedhur në Paris për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, i pranishëm ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në prononcimin e bërë për “Super Sport”, Duka u pyet dhe për rolin e presidnetit të UEFA-së, nga i cili Aleksander Çeferin nuk do të rikandidojë më pas këtij mandati.

“Nuk e prisja këtë pyetje. Nuk është një lajm që më gëzoi, që presidenti ka vendosur të mos rikandidojë. Ishte një vendim personal. Asgjë nuk e pengonte të vazhdonte.

Por edhe unë, si futbollistët, dua të përqendrohem në Europian”, u shpreh Duka.

Teilen: