• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

A do të bëhen bashkë edhe në Galatasaray?

05/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vedat Muriqi dhe Milot Rashica qe një kohë janë tandem në sulmin e Kombëtares së Kosovës.

Dyshja dardane e ka trashur shoqërinë edhe më shumë, sa që sot e dje kanë publikuar fotografi nga pushimet që po i kalojnë së bashku në Turqi me familjet e tyre.

Por, mes këtyre fotografive mund të fshihet edhe diçka tjetër.

Në fakt, sulmuesi i Mallorcas dhe ai i Norwich Cityt mund të bëhen bashkëlojtarë nga kjo verë edhe në nivel klubesh.

Në fakt, vushtrriasi e kaloi një sezon të shkëlqyeshëm në Stamboll në formë huazimi për një vit në Galatasaray.

Për këtë, klubi turk po e bën të pamundurën për ta bindur klubin nga Championshipi anglez që t’ia shesë përfaqësuesin tonë.

Palët mund të merren vesh për një shumë prej 8-10 milionë eurosh, me ish-futbollistin e Vitesses e Werder Bremenit që mund të përfundojë për një kohë afatgjate në Turqi.

E në ndërkohë, rrugën e tij mund ta ndjek edhe “Pirati”.

Pas një sezoni fantastik në La Liga, ku i realizoi 15 gola me klubin ishullor, prizrenasi mund të përfundojë po ashtu në Stamboll, aty ku kishte luajtur me sukses vite më parë.

Por, tash jo në fanellën e Fenerbahçes, por të rivalit të saj, Galatasaray.

Pra, takimi i yjeve kosovare në Belek mund të mos jetë veç një rastësi.

Ata mund t’i shohim duke i prirë së bashku sulmit të Galatës në edicionin 2023/24.

Verdhekuqtë synojnë ta përsërisin sezonin fantastik, në të cilin e fituan titullin e kampionit të Turqisë.

Next Post

Manchester United dorëzon ofertën zyrtare për Onana, Inter nuk mjaftohet me 45 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.