• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

A do të jetë i gatshëm Martinelli?

22/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gabriell Martineli “nuk është përjashtuar” dhe mund të luajë në derbin e Londrës Veriore, me Arsenalin që shpreson se do ta këtë atë në dispozicion për ndeshjen kundër Tottenhamit

Sulmuesi brazilian ishte në dyshim për ndeshjen e zjarrtë kundër Spurs që do të zhvillohet në stadiumin Emirates të dielën, pasi që ai u detyrua që të largohet nga ndeshja kundër Everton pas 24 minutave. Ai nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren e Arsenalit prej 4-0 kundër PSV.

Martinelli ka qenë duke u rikuperuar nga lëndimi në kofshë, por Mikel Arteta i tha gazetarëve sot kur u pyet për gjendjen fizike të skuadrës se braziliani ka mundësi do të jetë në dispozicion të tij.

“Thomas Party është ende jashtë.

Të tjerët janë të gjithë gati dhe nuk kemi më problemet të mëdha. Martinelli, ne ende jemi duke e kontrolluar.

Në këtë fazë as ai nuk përjashtohet dhe mund të luajë me skuadrën”, tha trajneri i Arsenalit.

Tutje, Arteta ka folur edhe për portierin e parë, pasi që dy ndeshjet e fundit është favorizuar David Raya si zgjedhje e parë për portierin, me Arteta që ka folur për reagimin që e ka pasur Aaron Ramsdale.

“Kujdesem për çdo lojtarë që të luajë, por është punë e imja që t’i marrë vendimet sa më të mira që shkojnë në favor të skuadrës. Ai ka qenë mbështetet, këtë e pres nga lojtarët e mijë.

Deri me tani ai është mirë.

A jam i qetë që morra këtë vendim? Nuk jam i sigurt!”, tha ai.

Arsenali e ka nisur mirë sezonin 2023/24, duke fituar 13 pikë nga pesë ndeshjet e para të Premier Ligës kurse sot ata ia vazhduan kontratën e re kapitenit të tyre, Martin Odegaard.

Next Post

“Jemi të zhgënjyer”, Shehi pas disfatës ndaj Erzenit: Kush kërkon vendin e tituallarit të punojë fort

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.