• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

A do të largohet nga Torino? Ja si përgjigjet Mërgim Vojvoda

22/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mërgim Vojvoda është bërë objektiv i disa skuadrave pas paraqitjeve pozitive të sezoneve të fundit me Torinon.

Futbollisti shqiptar është i vetëdijshëm për këto mundësi, por për momentin është i fokusuar vetëm tek “Granata”.

Mediat italianë shkruan ditë më parë se përfaqësuesit kosovar ia kanë vënë syrin dy klubet e njohura ruse, Lokomotiv Mosca e Spartak Mosca, ndërsa informacione për të ka kërkuar edhe Udinese në Itali.

Sidoqoftë, mbrojtësi i krahut, i cili ka kontratë me klubin e Serie A deri në vitin 2024, i ka idetë e qarta rreth së ardhmes.

“Unë jam mirë në Torino dhe ndihem gjithmonë e më mirë. Me trajnerin Juric kam mësuar dhe gjithmonë ka shkuar gjithçka mirë”, u shpreh Vojvoda për “DAZN” pas barazimit pa gola kundër Cagliarit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, e njëherësh i atij të majtë, e ka komentuar edhe këtë ndeshje.

“Cagliari e bëri një lojë të ngjeshur, sidomos prapa, që ishte vështirë të depërtonim. I krijuam disa raste dhe na mungoi veç goli. Ne e dinim se ata do të vendoseshin kështu në fushë, prandaj edhe nuk prisnim se do të fitonim 5:0. Provuam të gjuanim edhe nga distanca, por nuk shkoi mirë”, përfundoi futbollisti drenicas.

28 vjeçari kishte shënuar gol javën e kaluar në Kupën e Italisë, duke i dhënë fund pritjes prej dy vjetësh pa realizuar. 

Next Post

“Ishte një natë gati perfekte”, Pulisiç: Të ndërtuar për të fituar titullin, dua të shijoj çdo gjë me Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.