Gazeta “MARCA” në Spanjë shkruan se Diego Simeone dhe Atletiko Madrid kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së trajnerit argjentinas.
Kontrata do të rinovohet për tre sezone, deri në vitin 2027 dhe do të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Trajneri, i cili është me bardhekuqtë që nga viti 2011, është tekniku me më shumë arritje në historinë 120-vjeçare të Atletikos me 8 tituj të fituar, duke përfshirë dy kampionate spanjolle dhe dy Liga Europe.
PANORAMASPORT.AL