Davide Ançelotti do të qëndrojë me babanë e tij, Karlon, për të paktën një vit tjetër.Pikërisht kur dukej si koha e duhur për të filluar karrierën e tij si trajner solo, ai ka zgjedhur tw shoqwrojw babain e tij deri në verën e vitit 2026, kur Kupa e Botës do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Të gjithë e morën si të mirëqenë faktin se më në fund kishte ardhur koha qw Davide tw bwnte hapin e madh dhe për të provuar të dilte nga hija e të atit, por ai ka preferuar tw mos shkwputet.
Karlo Ançeloti do të marrw nw Brazil të gjithë stafin teknik që e shoqëronte çdo ditë në Valdebebas, me përjashtim të Antonio Pintus, trajner atletik, dhe Luis Llopis, trajner portierësh, të cilët do të vazhdojnë të punojnë me Çabi Alonson.
Familja Ançeloti do të zhvendoset në Rio de Janeiro, duke u larguar kështu nga Europa pavarësisht dyshimeve që lidhen me një ndryshim kaq të madh. Fillimisht u mendua se 65 vjeçari mund të vazhdonte të jetonte në Madrid ose Londër, por angazhimi i tij me kombwtaren e Brazilit kërkonte një prani më të qëndrueshme.
PANORAMASPORT.AL