Friday, 15. May 2026
Sport

A duhet Asllani të largohet nga Interi?

GS 24/04/2025 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se qëndron në krye të renditjes në kampionatin italian dhe është në gjysmëfinale të Champions League, Interi nuk ka mundur të fitojë kundër Milanit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Skuadra zikaltër humbi një shans për trofe mbrëmë pas humbjes 0-3. La Gazzetta dello Sport e cilësoi ndeshjen e dytë si 90 minutat më të dobëta të sezonit nga skuadra e trajnerit Inzaghi.

Gazeta italiane gjithashtu kritikoi Taremin dhe Asllanin, duke theksuar se ata nuk e ndihmojnë skuadrën kur ajo ka nevojë për energji të reja.

GDS, madje, këmbëngul që sulmuesi dhe lojtari ynë i kombëtares të largohen gjatë merkatos së verës.

Teilen: