A do ta aktivizojë Mats Hummelsin? Kjo është një nga pyetjet që i është bërë në konferencën për shtypin Claudio Ranierit, i cili për herë të tretë në karrierë ka pranuar rolin e trajnerit të Romës. Kjo është përgjigja e tij gjatë prezantimit në Trigoria: “Kam parë disa ndeshje të Hummels, finalen me Realin e Madridit dhe takimin me PSG-në, ku shënoi. Por pse të mos luajë ky djalë? Sigurisht që tani e ka një moshë. Le ta shohim, unë aktivizoj ata që më bëjnë të fitoj”.
Për objektivin për këtë sezon, kjo është përgjigja e Ranierit: “Objektivi këtë vit është të përpiqem të bëj maksimumin, natyrisht përveç kontratës kam edhe shpërblime financiare për të gjitha objektivat. Kur isha jashtë, vendosa edhe çmimin për të fituar titullin me një ekip (Leicester) që duhej të luftonte për mbijetesë… Unë jam pozitiv, gjithmonë duhet të japësh gjithçka në fushë”.