BILD
Çfarë momenti i papërshtatshëm…
Luka Modriç dhe kroatët e tij pësuan golim e barazimit 1-1 kundër Italisë në minutën e 98-të.
Goli do të thotë se Kroacia është pothuajse jashtë kampionatit evropian.
Madje mesfushori i Real Madridit derdhi edhe lot në fushë.
Por më pas Modriç duhej të largohej për të marrë çmimin e lojtarit të ndeshjes nga UEFA.
Modriç qëndronte para kamerës me sytë e skuqur ende për të bërë foton zyrtare. Ai nuk dukej shumë i lumtur që duhej të shkonte për të bërë sesionin fotografik pikërisht në ato çaste.
A e ka seriozisht UEFA që kroati duhej të shkonte për të marrë një çmim në momentin e një trishtimi kaq të madh?!
Mesa duket po!
Modriç u fut menjëherë në dhomat e zhveshjes pas çmimit.
Atje ishte në gjendje që të shfrynte trishtimin e tij- pa nderimet dhe kamerat e UEFA-s.
Kroati tha më vonë: “Futbolli mund të jetë shumë mizor. Unë dua të luaj futboll përgjithmonë, por ne e dimë se kjo është e pamundur. Një ditë do të më duhet të njoftoj tërheqjen time nga sporti, por nuk e di se kur do të ndodhë”.