• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

A është e ndaluar të flitet për titullin?

26/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lavdërime të mëdha për Piolin vijnë nga Arrigo Sacchi, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport. Ish-trajneri italian i ka thurur elozhe trajnerit kuqezi, i kritikuar shpesh këtë sezon për rezultatet e dobëta.

– Si e vlerësoni punën e deritanishme të Piolit?

“Unë shikoj renditjen: kuqezinjtë janë të tretët, me një diferencë të mirë ndaj vendit të katërt. Kjo do të thotë se vetëm dy skuadra, Interi dhe Juve, kanë bërë më mirë. Dhe të mos harrojmë se Milani nuk është klubi që ka shpenzuar më shumë për merkaton.

“Interi, për shembull, ka investuar më shumë në tre sezonet e fundit, dhe megjithatë, pavarësisht se ka fituar disa trofe, ata kurrë nuk kanë arritur të fitojnë titullin. Pioli po punon me një grup djemsh që pothuajse të gjithë vijnë nga jashtë: nuk është e lehtë, duhet durim.

“Përmirësimet që mund të shihen tani janë rezultat i mësimeve të trajnerit, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Është logjike që, në fillim të sezonit, kishte një çmim për t’u paguar duke pasur parasysh ndryshimet e shumta në ekip. Nuk është e lehtë të përcjellësh ide te njerëz që vijnë nga një univers tjetër”.

 A është e ndaluar të flitet për titullin?

“Nëse do të isha trajner i kuqezinjve, do ta ndaloja këtë fjalë. Qëllimi duhet të jetë diçka tjetër: të krijohet një ekip, të krijohet një shpirt skuadre. Më pas, në fund, si në të gjitha gjërat në jetë, do të bëhet një bilanc.

“Por unë besoj se Interi dhe Juve kanë një avantazh të rëndësishëm dhe për këtë arsye nuk do të humbja energji duke menduar për titullin. Lojtarët duhet të mbajnë kokën ulur dhe të punojnë”.

Next Post

Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, shpallen sportistët e vitit në Komunën e Pejës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.