Zlatan Ibrahimoviç ka folur për transferimin e Sandro Tonalit në Premier Ligë.
Gjatë prezantimit të një linje suplementesh ushqimore në të cilën është partner, ish-sulmuesi i Milanit ka thënë se Tonali do t’ja dalë në Angli.
“A është Tonali gati për në Premier Ligë? Po, mendoj kështu. E bëra të kuptojë mentalitetin e duhur që duhet të ketë për të fituar, dhe ai fitoi. Është rritur shumë me Milanin, ka një përgjegjësi të madhe dhe duhet të rritet, por do t’ia dalë në Angli dhe do t’ia dalë mirë besoj”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL