Sunday, 23. August 2026
Sport

“A jemi LIVE?”, Myrto Uzuni “ndez lojën” pasi mësoi se Shqipëria do të luajë përballë Serbisë

GS 13/12/2024 1 Min. Lesezeit

Shorti i hedhur sot në Zvicër për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, vuri në një grup Shqipërinë dhe Serbinë, duke na sjellë menjëherë në memorie ngjarjet e nëntorit të vitit 2014-të, pas atij incidenti të tmerrshëm të ndohur në Beograd.

Shqipëria do të jetë në grupin K sëbashku me Serbinë, Anglinë, Andorën dhe Letoninë.

Edhe pse nuk është caktuar ende data e ndeshjes së parë me Serbinë, situata është “nxehur” menjëherë. Ka qenë sulmuesi Myrto Uzuni i cili me një postim në rrjetet sociale shkruan: A jemi LIVE?

Pyetje e cila na sjell ndërmed deklaratën e tifozit shqiptar menjëherë pas takimit me Serbinë në stadiumin “Qemal Stafa” (Air Albania sot).

Teilen: