Akil Gjakova është kualifikuar në raundin e dytë në Lojërat Olimpike në “Paris”.
Xhudisti kosovar fitoi me Ippon në raundin e parë ndaj brazilianit, Daniel Cargnin, përcjell GazetaBlic Sport.
Tashmë, Gjakova do të ballafaqohet me austriakun Samuel Gassner.
Aktualisht janë edhe tri ballafaqime, pastaj do ta shohim Gjakovën në skenë.
Ai pritet të fillojë duelin pas rreth 20 minutave.
/GazetaBlic Sport