Saturday, 29. August 2026
Sport

A ka kush që i ndal Cavs, 15 fitore resht në 15 xhirot e para

GS 18/11/2024 1 Min. Lesezeit

Cleveland Cavaliers e kanë shënuar fitoren e 15 me radhë në 15 xhirot e para në NBA.

Këtë herë njëherë kampionët amerikanë mundën Charlotte Hornets me rezultat 128:114.

LaMelo Ball i mysafirëve shënoi më së shumti pikë në ndeshje, 31 sosh.

Sidoqoftë, puna ekipore e Cavs u shpagua, me katër lojtarë me mbi 20 pikë: Darius Garland, 25, Ty Jerome, 24, Evan Mobley 23, Jarret Allen 21.

Madje këta dy të fundit patën dyshifrorë të dyfishtë pasi realizuan edhe nga 11 respektivisht 15 kërcime.

Teilen: