• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

A mund të ketë pasoja humbja e kampionatit?

30/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Si fitohet një Champions League? Pyetje e vështirë, por Javier Zanetti e ka përgjigjen. Zv.presidenti i Interit, që fitoi tripletën sezonale me zikaltërit në vitin 2010, shpjegoi për “Il Giorno” pse nuk mund të të rëndojë ideja se gjithçka luhet në një natë të vetme:

“Nuk besoj se Interi është i lodhur. Kjo është një skuadër që argëtohet dhe luan futboll, është kënaqësi ta shohësh. Me Interin tim 2010, pas golit të parë në finale e mbyllëm ndeshjen, e menaxhuam me kujdes. Ky do të jetë aspekt thelbësor edhe në sfidën e Mynihut”.

A mund të hiqni paralele mes Interit tuaj të tripletës dhe këtij aktualit?

Interi im ishte shumë i fortë, por edhe kjo skuadër është e tillë, sepse nuk arrin dot në finale rastësisht, pasi ke eliminuar Bayern Munich dhe Barcelonën. Nëse flasim për ditët para finales, atëherë ne ishim plot adrenalinë, pasi kishim fituar titullin dhe Kupën e Italisë. Këtë herë, trajneri dhe lojtarët duhet të përballen me zhgënjimin e titullit, që iu rrëshqiti nga duart. Është për të ardhur keq.

A mund të ketë pasoja humbja e kampionatit?

Jo, nuk besoj. Djemtë janë shumë të motivuar. Për fat të keq ndodhën shumë gjëra në fundin e kampionatit, ndoshta humbja në rikuperimin ndaj Bologna ishte vendimtare, por tani duhet optimizëm. Skuadra beson, do të jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar, shpresojmë në një fund të lumtur. Duhet vetëm ta lavdërojmë këtë grup lojtarësh, që ka arritur dy finale Champions-i në tri vite.

Next Post

Real Madrid marrëveshje me Liverpool për të marrë Alexander-Arnold

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.