• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​A po shkon Xhaka te Milani? Këto janë zhvillimet e reja

19/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas debutimit të Tijjani Reijnders me Manchester Cityn, Milani ka vendosur të veprojë me ritme të larta në treg për të ndërtuar një mesfushë të re, më të fortë dhe të balancuar për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja me Luka Modric është praktikisht e përfunduar. Mesfushori kroat do të bashkohet me kuqezinjtë pas përfundimit të angazhimeve me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube. Ky transferim pritet të sjellë eksperiencë të jashtëzakonshme dhe qetësi në ndërtimin e lojës në mesfushë, përcjellë KosovaPress.

Nga ana tjetër, Drejtori sportiv Igli Tare është duke punuar për të kompletuar skuadrën për trajnerin Massimiliano Allegri, përpara datës 7 korrik kur është planifikuar grumbullimi. Ai është paraqitur personalisht në Leverkusen për të përshpejtuar marrëveshjen me Granit Xhakën – një lider i lindur, mesfushor me substancë dhe përvojë të lartë në nivele të larta.

Milani ka ofruar 10 milionë euro, por Bayer Leverkusen kërkon më shumë. Megjithatë, pala gjermane është e hapur për negociata dhe një marrëveshje mund të arrihet me përfshirjen e bonuseve. Lojtari është i tunduar nga aventura në Serie A dhe ka shfaqur gatishmëri për të bërë presion mbi klubin për një transferim të shpejtë.

Përveç përvojës, Milani kërkon edhe energji dhe potencial të ri. Emri kryesor në listën e Tares është Javi Guerra, 22-vjeçari i Valencias, që po luan në Kampionatin Evropian U-21. Valencia kërkon rreth 25 milionë euro, por Milani është i gatshëm të negociojë dhe shpreson që gjatë verës të afrojë talentin spanjoll në Milano.

Kuqezinjtë kanë nisur një fushatë të qartë dhe ambicioze për të rinovuar mesfushën. Me një kombinim të përvojës së Modric e Xhakës dhe talentit të ri si Guerra, projekti i Allegrit merr formë dhe tifozët kuqezi kanë arsye për të shpresuar në një sezon të suksesshëm.

Next Post

Ardian Ismajli duhet të vendos mes ofertës nga Lazio dhe Verona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.