Mbrojtësi i Interit, Benzhamin Pavard ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për transferimin tek Interi.
“Interi ishte zgjedhja e duhur, u prita shumë mirë nga të gjithë, nga trajneri Inzagi te Havier Zaneti dhe shokët e skuadrës. Zbulova një dhomë të bukur zhveshjeje. Pas shtatë vitesh në Gjermani doja një sfidë të re, stimuj të rinj. Interi më donte që në janar me një projekt që është ai që kërkoja”.
A u përpoq miku juaj Olivie Zhiru t’ju “rekrutonte” në Milano?
“Ah po (qesh). Më shumë se për Milanin, Olivie më foli për Italinë dhe Serinë A, për tifozët në stadiume, më pëlqen entuziazmi i tyre. Tek Interi gjeta pikërisht atë që po kërkoja.
Sa i rëndësishëm ishte kontakti me Zanetin?
“Zaneti është një legjendë. Nëse mendoni për Interin, mendoni për të së pari. Ai është i respektuar nga të gjithë, një person i mirë. Ai ishte i lumtur me zgjedhjen time. Ai më shpjegoi se çfarë do të thotë të jesh tek Interi”.
PANORAMASPORT.AL