• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abazaj “fik” Tiranën para derbit me Partizanin: Nesër kam takim me mjekët

11/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erzeni ka ndalur Tiranën në barazim 1 me 1. Sfida e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, i dha bardhebluve dhe shijakasve nga 1 pikë. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Zeka me roveshatë dhe më pas Abazaj që barazoi gjithçka. Pas kësaj sfide ishte pikërisht ky i fundit që foli për mikrofonat e MCN TV.

“Më vjen keq dhe jam shumë i mërzitur. Si rrallë herë krijuam raste dhe lojë, por nuk arritëm të fitonim.

Nuk e kuptoj se po na ndodh që po luajmë mirë, por nuk po marrim 3 pikët. Normalisht që ne futemi në çdo ndeshje për fitore, për shkak të formulës.

Objektivi kryesor ka qenë të merrnim 3 pikët që të shkonim në derbi pak më të qetë. Derbi kundër Orges Shehit? Ne kemi punuar me profesor Shehin, është ndeshje e veçantë pasi kemi kaluar mjaft mirë. Por në fund të ditës ky është profesioni dhe pasioni jonë.

Shumicën e ndeshjeve nuk po luaj as në rolin tim në krah, por kaq lojtarë kemi ngel dhe do të përshtatemi kudo që të jetë. Gol Partizanit në derbi? Të jem i sinqertë nesër kam një vizitë me mjekët e ekipit, pasi kam shumë dhimbje”, është shprehur Kristal Abazaj.

Next Post

Në lojë trofeu i Kupës së Afrikës, publikohen formacionet e finales Nigeri-Bregu i Fildishtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.