Tuesday, 31. March 2026
Sport

Abdixhiku uron Kosovën: Kemi arritur diçka që pak kush e arrin – besimin

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar fitore Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar:

“Kosova në Botëror. Sa bukur tingëllon! Rrugëtimi ynë futbollistik nuk është i zakonshëm. Sot, 10 vite më pas, jemi 90 minuta larg Botërorit. Këta jemi ne!”

Abdixhiku kujton sfidat e Kombëtares dhe historinë e futbollit kosovar:

“Futbolli i Kosovës nuk u rrit në kushte normale. U rrit nën pushtim, nën frikë, në mungesë e përjashtim… Sot, 10 vite më pas, jemi 90 minuta larg Botërorit.”

Ai shton:

“Kjo është historia jonë. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi. Mangut asgjë! Bëjmë shtet. Bëjmë kombëtare. Ndërtojmë ëndrra. I realizojmë ëndrrat… Le të shkojmë në Botëror sonte! Për popullin tonë. Për gjeneratat tona që shtruan rrugën për këtë ditë. Forca djema.”

Teilen: