• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abilaliaj e ka me gjykimin: Nga 20 faulla na jepet 1

07/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani u ndal sërish në një barazim, kësaj rradhe nga Teuta në ‘Niko Dovana’.

Të kuqtë ishin duke e humbug sfidën, por një gol i Albers Kekos u dha 1 pikë ‘Demave’. Pas ndeshjes trajneri Arbër Abilialiaj ka folur për sfidën.

“Po të shikojmë pjesën e parë gabime të pafalshme. I dhamë topin kundërshtarit, Teuta erdhi vetëm me Dacin njëherë dhe pjesën tjetër janë të dhuruara nga ne.

Më pas përshtjellohet situata. 2-3 lojtarë po vijnë në formë akoma. Kemi pësuar një gol kur mbrojtësi është përpara gjithsesi luftuam në pjesën e dytë. Çdo kontakt jepet faull dhe kjo nuk na lë të luajmë futboll.

Ndikoi derbi? Nuk besoj që është kjo, ne i kemi nudësitë të rifreskojmë ekipin. Humbëm stabilitetin në qendër dhe kjo solli pasiguri tek ekipi. Jemi të detyruar në këtë pikë, futemi në fushë për 3 pikë. Pak rëndësi ka kush luan. Lojtarë me shumë eksperiencë u futën në situata pasigurie që nuk i shkojnë për shtat këtij ekipi.

Zëvëndësimet? Kemi ndryshuar në pjesën e dytë. Ruajtëm terrenin, po të shënonim me rastet e Kekos dhe Carës në fillim mund ta kthenim ndeshjen. Sëmundje e vjetër, duhet të shpërdorojmë shumë raste për të arritur te goli. Terreni nuk është se të jepte mundësi për të luajtur ashtu siç duhet. Fakti që barazuam mund të themi që kemi dështuar në një farë pike.

Mbrojta apo sulmi, kush më shqetëson më shumë? Faza defasnive, dy qendrat mungojnë dhe Hadroj që kthehet pas një kohe të gjatë. Atanaskoski poashtu. Mba dhe Da Silva nuk janë as në 50%. Këtu vetëm 5 lojtarë kanë luajtur që nga 11 korriku dhe kanë nga 21 ndeshje deri tani. Reparti defansiv vuan në siguri të cilën ne e kishim siguruar.

Me sportistët jam i kënaqur sepse e di situatën. Jam i bezdisur me faktin që kudo që shkojmë jemi të detyruar të bëhen 20 faulla e të jepet 1. Ndërkohë lojtarët tanë dalin nga fusha me dëmtime. Sado i qetë të jesh, kjo të sjell një ndikim të madh pasi puna jonë varet nga mënyra si arbitron njëri apo tjetri”.

Next Post

Spektakël në “Goodison Park”, Everton mund thellë “bardhezinjtë” e Newcastle

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.