• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë në RTSH, nesër hidhet shorti për kalendarin e kampionateve për edicionin 2025-2026

17/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për kalendarin e edicionit të ri të “Abissnet Superiore 2025–2026” dhe të “Kategorisë së Parë 2025–2026”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 87-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe për kampionatin e Kategorisë së Parë do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore, përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Parë, si dhe përfaqësues të medias.

Eventi do të transmetohet live në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube.

Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më datë 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të startojë po më 23 gusht dhe të përfundojë më 2 maj 2026.

Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon do të marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Vllaznia, FC Dinamo City, KF Partizani, AF Elbasani, KF Teuta, FK Bylis, KF Tirana, FK Vora dhe KF Flamurtari.

Ndërsa në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Laçi, KF Skënderbeu, KS Besa, KF Burreli, KF Pogradeci, FK Apolonia, FC Lushnja, KS Korabi, KS Kastrioti, FK Kukësi, KF Iliria dhe AF Luftëtari.

Next Post

Nga FC Porto te Prishtina, portugezi Mota zyrtarizohet te klubi bardhekaltër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.