“Adush Muça” mbetet një fushë e vështirë për Tiranën, e cila largohet sot me një pikë nga Ballshi.
Në pjesën e parë Bylis luajti më mirë duke rrezikuar disa herë portën e Tiranës. Por rrugën e rrjetës e gjeti vetëm Arli Përgjoni në të 18′. Ky i fundit mposhti Selmanin falë një gjysmë-rroveshate.
Me kalimin e minutave Tirana tentoi që të kundërpërgjigjej, por ishte shumë e ndrojtur. Ndërsa skuadra e Bylisit ishte e organizuar mjaft mirë në mbrojtje.
Në pjesën e dytë të dy ekipet morën disa herë iniciativën, por ishte Tirana që goditi dy herë me anë të Ndrecës. Ky i fundit shënoi dy herë (83’, 86’) duke i dhënë avantazhin baradhebluve.
Në minutat e mbetura Bylisi i Egbo nuk u dorëzua pasi arriti që të shpëtonte një pikë në minutën e katërt të shtesës me anë të një tjetër super goli të Ruçit.