Monday, 23. March 2026
Sport

Abissnet Superiore/ Formacioni i javës së 29-të, Shehi trajneri më i mirë

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhuroi përballje të forta dhe paraqitje të spikatura nga disa prej futbollistëve të kampionatit, të cilët u dalluan me performancën e tyre në ndeshjet e fundjavës.

Formacioni më i mirë i kësaj jave nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave është ndërtuar sipas skemës 1-4-2-3-1.

Në portë është përzgjedhur Klevi Totoshi i AF Elbasanit.

Në repartin e mbrojtjes janë përfshirë Fabjan Përndreca i Bylisit, Vasil Zhongo i Teutës, Aurel Marku i Bylisit dhe Erdenis Gurishta i Vllaznisë.

Mesfusha përbëhet nga Fernando Medeiros i Egnatias dhe Taofeek Malomo i Dinamo City, ndërsa në repartin ofensiv janë përzgjedhur Redon Xhixha i Tiranës, Rowan Human i Partizanit dhe Xhonatan Lajthia i AF Elbasanit.

Në majën e sulmit është vendosur Freddy Alvarez i Tiranës, i cili spikati me paraqitjen e tij në këtë javë të kampionatit.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Orges Shehi i Tiranës, pas fitores bindëse të skuadrës së tij.

Teilen: