Saturday, 16. May 2026
Sport

Abissnet Superiore: Koment live Laçi-Bylis, nis pjesa e dytë

GS 31/08/2024 2 Min. Lesezeit

55’- Laçi i afrohet golit të avantazhit, por portieri Hasanbelli grushton në këndore

46’ – Nis pjesa e dytë në Laç

Mbyllet në barazim pa gola 0-0 pjesa e parë mes Laçit dhe Bylisit. Kanë qenë 45 minuta të luftuara, por kanë munguar rastet e pastra për shënim

45’ – Akordohen 2 minuta shtesë

41’ –Bylisi i afrohet golit të avantazhit. Kurti devijon një top me kokë, që për pak sa nuk shkon në portën e Dajsinanit

34’ – Laçi mundohet të spostojë lojën në gjysmëfushën e Bylisit, por pa arritur që të çajë mbrojtjen e skuadrës ballshiote

28’ – Gjata (Bylis) godet me kokë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

20’ – Laçi i afrohet golit të avantazhit. Një dalje e gabuar e portierit Hasanbelli nuk shfrytëzohet si duhet nga sulmuesit vendas

14’- Skuadrat luajnë kryesisht në mesfushë dhe për rrjedhojë mungojnë rastet për shënim në të dyja kampet

5’ – Minuta të qeta në Laç. Mungojnë rastet në portat respektive

1’ – Nis ndeshja në Laç

Java e 3-të e “Abissnet Superiore” nis me sfidën Laçi-Bylis, që do të luhet në orën 17:00 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Ndeshjen mund ta ndiqni edhe në kanalin e RTSH në “Youtube”. Laçi kërkon fitoren e parë sezonale, ndërsa Bylisi një rezultat pozitiv në transfertën e sotme.

Formacionet zyrtare:

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, E. Papa

Trajner: Armando Cungu

BYLIS: Hasanbelli, De Souza, Mahmuti, Macolli, Gjata, Taofek, L.Papa, Peralta, Përgjoni, Abazaj, Ualison. Trajner: Emanuel Egbo

Teilen: