Saturday, 16. May 2026
Sport

Abissnet Superiore: LIVE Skënderbeu-Vllaznia 0-0, shkodranët mbetet me 10 lojtarë në fushë

GS 31/08/2024 2 Min. Lesezeit

50’ – Skënderbeu është më kërkues në këto minuta të para të pjesës së dytë. Vllaznia është tërhequr mbrapa dhe mundohet të reagojë në kundërsulm

46’ – Nis pjesa e dytë

Mbyllet në barazim pa gola (0-0) pjesa e parë në Korçë. Sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është e bukur dhe ka ritëm, por mungon goli. Shkodranët luajnë me një lojtar më pak, që nga minuta e 24-t, pasi Dodaj është ndëshkuar me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje të gabuar në mesfushë

45’ – Akordohen 5 minuta shtesë

39’ – Gerco tenton portën nga distanca, pret Qarri

35’ –Mala tenton portën nga jashtë zone, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Vllaznia pranë golit të avantazhit

33’ – Ndonëse me një lojtar më pak, Vllaznia merr iniciativën dhe sulmon korçarët në kërkim të golit të avantazhit

24’ –Verifikohet në VAR një ndërhyrje e ashpër e Dodajt, që ndëshkohet me karton të kuq. Vllaznia mbetet me 10 lojtarë në fushë.

21’ – Rrezikon Vllaznia me një goditje standarde, por pret Alia

19’ – Vllaznia shfaqet në zonën korçare, por gjuajtja e Dodaj pritet nga portieri Alia

12’ – Serish Skënderbeu, që rrezikon me Frenklin, por pret Qarri

9’ – Mundësi e artë për vendasit për të kaluar në avantazh. Rashica godet portën, por Qarri grushton

8’ – Ka nisur me ritëm sfida në Korçë. Të dyja skuadrat luajnë në sulm në kërkim të golit të avantazhit

2’ – Vllaznia jep shkëndijën e parë. Balaj tenton direkt portën nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

1’ – Nis ndeshja në Korçë

Gvozdenoviç dhe Brdariç kanë publikuar emrat e titullarëve që do të zbresin në fushë në sfidën Skënderbeu-Vllaznia që do të luhet në orën 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2.

Formacionet zyrtare

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Linkoln, Juri, Nikaj, Rashica, Bismark. Trajner: I.Gvozdenoviç.

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Alivoda, Deliu, Qato, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Th.Brdariç

Teilen: