• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abissnet Superiore në RTSH/ AF Elbasani pret Dinamo City, Gvozdenoviç nuk “fshihet” pas mungesave  

13/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

AF Elbasani pret nw shtwpi Dinamo City ndwrsa ambienti vendas wshtw mjaft optimist pwr njw rezultat pozitiv. Verdheblutë kanë vijuar stërvitjet me intensitet gjatë këtyre ditëve, ndërsa trajneri Gvozdenovicc, në një prononcim për RTSH Sport, u shpreh i kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe përkushtimin e futbollistëve në çdo seancë. Megjithatë, Elbasani nuk do të zbresë në fushë me formacionin më të plotë, pasi disa mungesa pritet të ndihen. Trajneri pranoi se ato mund të kenë ndikim, por shtoi se grupi është i aftë të përballojë çdo situatë.

Kundërshtari i radhës, Dinamo, konsiderohet tradicionalisht si “macja e zezë” për Elbasanin. Por Gvozdenovic është i vendosur që ky ters të thyhet në këtë ndeshje. “Çdo seri negative ka një fund, dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta mbyllur këtu”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e një fitoreje jo vetëm për renditjen, por edhe për moralin e lojtarëve.Sa i takon qasjes në lojë, trajneri kërkon ekuilibër mes sulmit dhe mbrojtjes, me synimin për të kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe për të mos lënë hapësira kundërshtarit.

AF Elbasani do të zbresë në fushë ndaj Dinamos me objektivin për të vazhduar momentin pozitiv dhe për të forcuar pozitat në renditje, ndërkohë që tifozët verdheblu pritet ta mbështesin fuqishëm ekipin në këtë duel të vështirë.

Next Post

Reagimi i Jack Grealish kur u njoftua se ishte Lojtari i Muajit në Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.