• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abissnet Superiore në RTSH/ Ardian Nuhiu në prag të derbit me Dinamo City: Tirana ka nevojë për tifozët!

02/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja me Egnatian është arkivuar te Tirana pasi nesër klubi bardheblu ka një sfidë të re. Java e 14-të e Abissnet Superiore vendos bardheblutë përballlë një rivaleje të tjetër që pretendon për të fituar titullin siç është Dinamo City.

Në “Air Albania” merr jetë një takim mjaft interesant, i cili vjen për publikun shqiptar nëpërmjet RTSH Sport HD duke nisur nga ora 19:30.

Në konferencën e sotme për shtyp numri një i stolit bardheblu komentoi me nota pozitive ecurine e skuadrës së tij pasi vendosi në dukje edhe cilësinë e rivalëve me të cilët ishte ndeshur.

“Ndeshja e fundit na ka dhënë besim, djemtë punuan mirë, patëm përballë një skuadër të fortë, krijuam shumë kjo na jep besim të plotë  se jemi në rrugën e duhur”, tha Ardian Nuhiu.

Sa i përket rivalit të radhës trajneri bardheblu komentoi: “E kemi analizuar kundërshtarin e radhës, me një përkushtim maksimal dhe me vullnet do të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv, besoj fuqishëm dhe vetëm fati sportiv na mungon, kërkojmë që të kthehemi te fitorja. Kjo Tiranë ka nevojë për mbështetje, kemi nevojë për tifozët, lojtarët tanë, do të bëjmë një analizë se ku duhet të veprojmë dhe çtë bëjmë, i dua sfidat e tilla besoj fuqishëm që do tja dalim nuk e prisja një ecuri të tillë, prisja më mirë, jam i motivuar të punoj si unë dhe grupi”.

Next Post

Kriza te Arsenal: Përveç Saliba, edhe Gabriel e Kai Havertz janë jashtë për javët e ardhshme!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.