Pak orë përpara ndeshjes që vlen sezonin trajneri i Egnatias, Nevil Dede, ka preferuar që të karikojë të tijtë nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.
Trajneri, i cili mori së fundmi vendin e Edlir Tetovës në stolin e ekipit kampion, është shumë pranë arritjes së objektivit të madh. Egnatias së tij i mjafton një fitore për të triumfuar për herë të tretë radhazi në elitën e futbollit shqiptar.
Mesazhi
“Djem futbollistë,
Nëse luani për dinjitetin tuaj,
Nëse luani për fanellën,
Nëse luani për klubin,
Nëse luani për shokun tuaj,
Zoti jua bëftë hallall!
Por mos luani kurrë për ata që sot ju ngrenë e nesër ju ulin.
Mos luani kurrë për ata që ju keqtrajtojnë.
Mos luani kurrë për ata që ju fyejnë apo ju ofendojnë.
Mos luani kurrë për ata që nuk ju respektojnë dhe nuk ju vlerësojnë.
Miqtë tanë arbitra,
Ndihmojini të ndihen të respektuar dhe të vlerësuar. Respektoni dinjitetin e tyre njerëzor sepse edhe ata janë pjesë e lojës sonë.
Le të garojmë me ndershmëri, respekt dhe dinjitet në çdo ndeshje.
Në fund, le të fitojë më i miri.”