Dinamo ka fituar me përmbysje 2-1 përballë Vorës në “Air Albania”. Miqtë mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar me penallti nga Patrik Bardhi, por “blutë” reaguan në pjesën e dytë duke përmbysur gjithçka. Tekseira shënon golin e barazimit, ndërsa Bregu vulosi fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.
Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 2 ka qenë e bukur dhe plot emocione. Vora shënon shumë shpejt, por goli Fazlagiç anulohet për pozicion jashtë loje. Miqtë fitojnë një penallti që kthehet në gol nga Patrik Bardhi.
Dinamo reagon në pjesën e dytë dhe barazon menjëherë shifrat me Tekseira. Pak minuta më vonë vjen përmbysja e madhe me Bregun, që shënon për dinamovitët.
Qardaku shënon golin e tretë për “blutë”, por goli anulohet nga VAR. Mbyllet 2-1 për Dinamon sfida. Blutë ngjiten në kuotën e 29 pikëve, ndërsa Vora pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 16 pikëve në klasifikim.


