Me ndeshjet e javës së 18-të është mbyllur edhe faza e dytë e kampionatit, që do të thotë gjysma e parë e tij. Këto dy faza kanë prodhuar shifra interesante, si në sensin pozitiv, ashtu edhe atë negativ. Nga rekordet negative të Tiranës te barazimet e Teutës dhe golat e Dinamos. Ja disa prej tyre statistikave të dy fazave të para:
*Egnatia kryesuese është skuadra që ka arritur numrin më të lartë të fitoreve në 18 javë, 11 fitore. E ndjekin Elbasani dhe Dinamo City me nga 9 fitore.
*Tirana ka vendosur një rekord negativ, duke arritur vetëm 1 fitore në 18 ndeshjet e deritanishme.
*Tri skuadra, Egnatia, Elbasani dhe Teuta janë ato që kanë regjistruar më pak humbje, secila nga 3. Tirana dhe Flamurtari në anën tjetër janë dy skuadrat me më shumë humbje, nga 10.

*Dinamo City ka shënuar më shumë gola në këto 18 javë, 27 gola. Pas saj vijnë Vllaznia me 24 gola dhe Egnatia me 23 gola. Më pak ka shënuar Tirana, 14 gola.
*Për golat e pësuar sërish rekordin e ka Tirana, me 32 gola. E ndjek Flamurtari me 27 gola të pësuar.
*Një statistikë të veçantë ka regjistruar Teuta, me plot 10 barazime, më shumë se gjysmën e ndeshjeve të zhvilluara.
*Listën e golashënuesve më të mirë e kryeson Bekim Balaj i Vllaznisë me 10 gola. Në vend të dytë dhe të tretë janë Dejvi Bregu i Dinamo City dhe Blaise Tsague i Elbasanit me nga 7 gola.


