Thursday, 9. April 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Edhe java 31 në 3 ditë, mbyllet me supersfidën Elbasani-Partizani

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

Janë ditë të ngjeshura për futbollin shqiptar, sidomos për 4 skuadrat që janë ende të angazhuara në Kupën e Shqipërisë: Egnatia, Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia. Vetëm pak ditë kohë kanë këto skuadra për të përgatitur ndeshjet e javës së 31-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH.

Edhe kjo javë do të luhet e ndarë në 3 ditë dhe fillon të shtunën me Flamurtari-Vora. Një betejë mbijetese, ku vlonjatët kanë ndoshta shansin e fundit për të pretenduar qëndrimin mes më të mirëve.

Ditën e diel luhen dy ndeshje të rëndësishme, Tirana-Egnatia dhe Vllaznia-Teuta. Java mbyllet ditën e hënë, kur luhet fillimisht Bylis-Dinamo dhe në mbrëmje supersfida mes Elbasanit dhe Partizanit.

Janë të gjitha ndeshje që përcaktojnë jo pak sa u takon objektivave të 10 skuadrave, kur po i afrohemi fundit të kampionatit të rregullt.

Teilen: