Monday, 27. April 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun

GS 27/04/2026 1 Min. Lesezeit

Elbasani fiton 3-1 sfidën direkte përballë Vllaznisë dhe ngjitet i vetëm në krye të renditjes të kampionatit Abissnet Superiore. Tsague dhe Lajthia (2 gola) shënojnë për verdheblutë, ndërsa Qato shënon golin e vetëm të shkodranëve.

Emocione të mëdha ka dhuruar në ekranin e RTSH Sport dueli i kreut, supersfida Elbasani-Vllaznia, e vlefshme për javën e 33-të kampionatit.

Vendasit kalojnë në avantazh me Tsague dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golit të shënuar nga Lajthia.

Vllaznia mundohet të reagojë në pjesën e dytë dhe ngushton shifrat me Qaton, por pak festa e shkodranëve zgjat pak, pasi Lajthia shënon sërish për vendasit.

Mbyllet 3-1 ndeshja me Elbasanin që parakalon Vllazninë në renditje dhe tashmë kryeson i vetëm me 62 pikë, 2 më shumë se shkodranët. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt, gara për vendin e parë është më e bukur se kurrë.

Teilen: