Për të kuptuar se te Partizani ka diçka që nuk shkon nuk duhet shumë. Në gjashtë javë kampionat skuadra ka marrë shumë pak në fushë duke koleksionuar vetëm një fitore, një barazim dhe katër humbje.
Në katër ndeshjet e fundit skuadra e Mladen Milinkoviç ka pësuar plot 11 gola duke shënuar vetëm dy. Të tilla shifra e bëjnë edhe më alarmante gjendjen në kampin e skuadrës në fjalë, e cila do të ketë dy javë në dispozicion që të ndryshojë inertësinë e një kampionati, i cili ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Kalendari ndihmon Partizanin pasi në fund të pushimeve të Kombëtareve do të rikthehet në Abissnet Superiore në një duel përballë Flamurtarit, i cili ende nuk ka provuar shijen e fitores në këtë sezon.