Një pikë në ndeshjen e parë sezonale është shumë pak për Vllazninë, e cila priste më shumë nga një ndeshje, të cilën e luante në shtëpi dhe e udhëhoqi me dy gola avantazh.
Në mikrofonin e “Super Gol” u prezantuar zëvendës trajneri i ekipit kuqeblu, Ergi Borshi, i cili i njohu meritat rivalit, por theksoi se skuadra e Martinit ende nuk ishte kolauduar plotësisht.
“Të them të drejtën lojtarët kanë ende nevojë për kohë. Skuadrës sonë dukshëm i mungonte kimia. Në pjesën e parë mbrojtësit që kishim në fushë luanin për herë të parë me njëri-tjetrin një ndeshje zyrtare”, argumentoi Borshi.
Teilen: