• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abissnet Superiore në RTSH: Flamurtari merr fitoren e parë në kampionat, Vllaznia ndalet në Vlorë

29/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pritja mori fund, Flamurtari provon shijen e fitores në këtë sezon të kampionatit Abissnet Superiore. Kuqezinjtë kanë mposhtur 1-0 kryesuesit e Vllaznisë në Vlorë, falë një goli të shënuar nga Herald Marku nga pika e bardhë e penalltisë. Ndalet pas 4 fitoresh radhazi skuadra shkodrane, që pavarësisht humbjes vazhdon të ruajë kreun e klasifikimit.

Ka qenë e bukur dhe e luftuar sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Vendasit janë më kërkues, por pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Flamurtari rrit presionin në pjesën e dytë, ndërsa Vllaznia mundohet të rrezikojë në kundërsulm.

Momenti kulmor i ndeshjes është në minutën e 73-të. Flamurtari shënon gol, por gjyqtari Florian Lata anulon golin dhe akordon 11-metërsh për vlonjatët për një prekje topi me dorë në zonë.

Nga pika e bardhë tregohet i saktë Herald Marku, që shënon golin që vulos fatin e sfidës dhe i jep Flamurtarit fitoren e parë sezone në kampionat. Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 5 pikëve, por mbeten të fundit në klasifikim, ndërsa Vllaznia edhe pas kësaj disfate ruan kreun, por tashmë ka vetëm 1 pikë më shumë se ndjekësit e Egnatias.

Next Post

Flamurtari thyen mallkimin nën drejtimin e Francesco Moriero-s, triumf ndaj Vllaznisë në Vlorë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.