• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abissnet Superiore në RTSH/ Goli bëhet makth, vetëm 4 skuadra shënuan javën e 13-të

30/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshjet e javës së fundit të kampionatit në Abissnet Superiore, të transmetuara direkt në RTSH, dhuruan emocione, por shumë pak gola. Në 5 ndeshje u shënuan vetëm 4 gola dhe 2 prej tyre në sfidën mes Flamurtarit dhe Vorës. Dy golat e tjerë i shënuan Egnatia ndaj Tiranës dhe Teuta ndaj Vllaznisë.

Gjashtë skuadra, më shumë se gjysma e kampionatit, nuk arritën ta gjenin rrugën e rrjetës. Goli këtë fundjavë ishte një makth i vërtetë edhe për skuadrat që mbajnë pozicionet e para në tabelën e renditjes. Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo nuk shënuan, po ashtu edhe Partizani, Bylis e Tirana. Asnjë skuadër nuk mundi të shënonte 2 gola në një ndeshje.

Edhe pse në disa sfida janë krijuar raste të pastra shënimi, ato nuk janë finalizuar, çka tregon se shumica e skuadrave vuajnë mungesën e atyre që në gjuhën e futbollit quhen “sulmues race”. Listën e shënuesve më të mirë të kampionatit e udhëheq veterani Bekim Balaj. Pas tij ka një vakum goleadorësh, pasi shënuesi i dytë më i mirë ka një diferencë goxha të madhe, është në kuotën e 4 golave.

Trajnerët shpesh e kanë evidentuar si mangësi dhe shohin si “shpëtim” merkaton e dimrit, por aty do të jetë shumë e vështirë që të gjejnë sulmues me kualitet.    

Abissnet Superiore ka humbur shumë gola nga sezoni i shkuar me shitjen në merkaton e verës të lojtarëve si, Peter Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja, të dy të Dinamos, apo dhe Regi Lushkja i Egnatias.

Next Post

Magjia vazhdon: Messi në krye të asistuesve të të gjitha kohëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.