Friday, 18. September 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Java 5 nis të premten me Vllaznia-Teuta, mbyllet me sfidën e Rrogozhinës

GS 17/09/2026 1 Min. Lesezeit

Java e 5-të e kampionatit të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, do të luhet e ndarë në tri ditë: të premten, të shtunën dhe të dielën. Ndeshja hapëse e kësaj jave do të luhet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës, të premten në orën 18:30.

Të shtunën do të zhvillohen dy takimet e tjera. Vora pret Skënderbeun në shtëpi në orën 16:00, ndërsa një përballje mjaft interesante do të luhet në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Laçit.

Të dielën Tirana do të përballet me Elbasanin në kryeqytet, në orën 16:00, ndërsa sfida mbyllëse e kësaj jave do të luhet mes Egnatias dhe Partizanit në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora 18:30.

Teilen: