Thursday, 22. January 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH, java e 21-të e kampionatit luhet në fundjavë

GS 22/01/2026 2 Min. Lesezeit

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 21-të, duke sjellë sërish rivalitet, emocione dhe përballje të rëndësishme në të gjitha stadiumet.

Java do të hapet të shtunën me tre ndeshje. Në orën 13:30, Bylisi pret Egnatian në Ballsh, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja. Ndërkohë, në “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin, në një ndeshje ku bardheblutë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv të javëve të fundit, ndërsa Flamurtari kërkon vazhdimësinë pas suksesit të fundit në kampionat.

E shtuna do të kulmojë me supersfidën Vllaznia – Partizani në “Loro Boriçi” në orën 16:30. Të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë dhe objektiva të qarta, duke e kthyer këtë duel në një nga përballjet më të pritura të javës.

Të dielën do të zhvillohen dy takimet e mbetura të javës së 21-të. Në stadiumin e Vorës, Teuta do të përballet me Vorën, ndërsa java do të mbyllet në “Elbasan Arena” me një tjetër ndeshje të fortë mes AF Elbasanit dhe Dinamo City, dy skuadra që luftojnë për kreun e renditjes.

Java e 21-të e “Abissnet Superiore” premton spektakël dhe rivalitet, duke konfirmuar edhe një herë nivelin konkurrues dhe emocionet që ofron kampionati në çdo ndeshje.

Të gjitha takimet do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Abissnet Superiore, java 21
Bylis – Egnatia 24.01.2026 13:30
Tirana – Flamurtari 24.01.2026 13:30
Vllaznia – Partizani 24.01.2026 16:30
Teuta – FK Vora 25.01.2026 13:30
AF Elbasani – Dinamo City 25.01.2026 16:30

Teilen: