Pesë ndeshjet e javës së 28-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, këtë herë janë shpërndarë në tri ditë gjatë fundjavës.
Kjo javë nis të premten me sfidën mes Egnatias kampione në fuqi dhe Vllaznisë kryesuese. Në stadiumin e Rrogozhinës pritet një 90-minutësh mjaft i luftuar.
Të shtunën zhvillohen dy ndeshjet Tirana-Bylis dhe Flamurtari-Elbasani, kurse të dielën luhen Vora-Partizani dhe Dinamo City-Teuta. Gara është mjaft e ndezur, si për vendin e parë dhe “Final 4”, ashtu edhe për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Teilen: