Wednesday, 22. April 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Kastrati për transfertën e Vlorës: Flamurtari, skuadër me cilësi!

GS 28/10/2025 1 Min. Lesezeit

Vllaznia udhëton drejt Vlorës, për ndeshjen e javës së 9-të të Abissnet Superiores, aty ku kuqeblutë do të përballen me Flamurtarin. Lirim Kastrati, futbollisti i Vllaznisë e vlerëson kundërshtarin por kërkon tri pikët për skuadrën e tij.

“Flamurtari është një ekip me traditë ashtu si edhe Vllaznia. Sigurisht që mendoj se për ne do të jetë një ndeshje e vështirë, por shkojmë në Vlorë për të fituar”, komentoi Lirim Kastrati.

26-vjeçari tregon se kuqeblutë vijnë të motivuar në përballjen me Flamurtarin, pas fitores me Tiranën. Madje ai është i lumtuar që ndikuar në këtë fitore me golin e shënuar.

“Vllaznia është në një moment pozitiv pasi vetëm pak ditë më parë kemi mundur Tiranën, ku unë isha protagonist pasi shënova edhe një gol”, tha Kastrati.

Flamurtari është skuadra e fundit në renditjen e Abissnet Superiores, ndërsa Vllaznia e para. Por ky fakt për Kastratin nuk do të thotë asgjë.

Teilen: