Thursday, 27. August 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Klubet bien dakord, Skënderbeu–Dinamo do të luhet në Elbasan

GS 27/08/2026 1 Min. Lesezeit

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për ndeshjen Skënderbeu–Dinamo City.

Sfida do të zhvillohet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ishte planifikuar të luhej në orën 18:30 në stadiumin “Skënderbeu”.

Në fazën e dytë të kampionatit, përballja Dinamo City–Skënderbeu do të zhvillohet në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.

Teilen: