Saturday, 2. May 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Mbyllet java e 34-t e kampionatit

GS 02/05/2026 2 Min. Lesezeit

Java e 34-t e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur këtë të shtunë, duke afruar edhe më shumë fundin e sezonit të rregullt. Me vetëm dy javë të mbetura, gara mbetet plotësisht e hapur, si për zonën “Final 4”, ashtu edhe për mbijetesën.

Kryesuesit e Elbasanit pësuan humbje në transfertë ndaj Vorës me rezultatin 4-2, që i jep shpresë të madhe vorakëve në luftën për mbijetesë.

Në Shkodër, Vllaznia u ndal nga Bylis, që triumfoi 0-2 në transfertë, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme për objektivat e saj.

Fitore minimale, por me peshë, arriti Tirana në Durrës ndaj Teutës 0-1, duke mbajtur gjallë shpresat në renditje.

Ndërkohë, Flamurtari mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Partizanit me rezultatin 1-4, duke rritur ndjeshëm presionin në zonën e poshtme të tabelës.

Në kryeqytet, Dinamo City mposhti Egnatian me rezultatin 2-0, një sukses që forcon pozitat e tyre në garën për një vend në “Final 4”.

Pas javës së 34-t, gara për vendin e katërt që të çon në Final Four mbetet e hapur dhe shumë e luftuar. Po aq e fortë paraqitet edhe beteja për mbijetesë, ku çdo pikë në dy javët e fundit pritet të jetë vendimtare.

Kampionati “Abissnet Superiore” hyn kështu në fazën e tij më vendimtare, ku gjithçka mbetet për t’u përcaktuar deri në fund.

Teilen: