Monday, 30. March 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Mungojnë golat në Durrës, Teuta dhe Dinamo ndahen në paqe

GS 15/01/2026 1 Min. Lesezeit

Nuk ka gola dhe fitues në sfidën që mbylli javën e 19-të të kampionatit Abissnet Superiore në RTSH. Mbyllet në barazim të bardhë 0-0 ndeshja Teuta-Dinamo, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e luftuar, por pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, si Teuta edhe Dinamo nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës. Mbyllet në barazim 0-0 sfida në “Niko Dovana”, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Teuta, që nuk fiton në kampionat prej 6 javësh, me këtë barazim shkon në kuotën e 26 pikëve në klasifikim, ndërsa Dinamo arrin kuotën e 33 pikëve, po aq sa Vllaznia.

Teilen: