• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abissnet Superiore në RTSH/ Nuhiu: Me Egnatian i gëzohem edhe një pike, Patsatsia do të luajë vetëm kur të impenjohet!

28/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana dhe Egnatia do të ndeshen nesër në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një duel që vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH 1 HD.

Për të prezantuar takimin e javës së 13-të tekniku i Tiranës doli sot përballë gazetarëve ku sqaroi çështjen “Tsotne Patsatsia” si dhe zbuloi edhe emrat e lojtarëve të tjerë, të cilët janë në dyshim për tu aktivizuar.

“Dembele, Soler dhe Abah kanë dëmtimet, po merret stafi mjekësor. Për Patsatsian është marrë vendim që të mos jetë me grupin, në këtë moment kemi nevojë për futbollistë që luftojnë dhe impenjohen në maksimum, qoftë në stërvitje dhe në ndeshje”, tha Nuhiu.

I pyetur nëse do të firmoste për një pikë përballë Egnatias, numri një i stolit bradheblu pranoi nivelin e vështirësisë të takimit duke thënë se: “Duke parë që kemi përballë kampionen në fuqi, padiskutim që edhe një pikë do të ishte e mirë. Si trajner gjithmonë mundohem ta bind skuadrën, se duhet të futemi për ta fituar takimin. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Do nga çdo futbollist maksimumin, përqëndrimi në nivelin e duhur sepse është skuadër që lëviz shumë mirë në fushë”.

Next Post

UEFA uron Shqipërinë për 28 Nëntor: Një komb i pasionuar pas futbollit!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.