Friday, 20. February 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/Partizani përmbys Bylisin, “të kuqtë” fitojnë në “frymën e fundit”

GS 06/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ka qenë e mbushur me emocione sfida Bylis-Partizani, e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit Abissnet Superiore, që erdhi drejtpërdrejt për shikuesit në RTSH 2.

Kryeqytetasit vuajnë, por arrijnë të fitojnë 2-1 me përmbysje përballë mallakastriotëve falë golave të shënuar nga Toma dhe Human në minutat e fundit të takimit.

Bylisi mbylli pjesën e parë në avantazh minimal me golin e shënuar nga Fokam, por djemtë e Kërnajës reagojnë në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht barazojnë shifrat me Tomën dhe në kohën shtesë Human shënon golin e fitores.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 30 pikëve në klasifikim, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 20 pikëve në renditje.

Teilen: