Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka modifikuar formulën e “Final Four” për “Abissnet Superiore 2025-2026”.
Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve të mbajtur pak ditë më parë në FSHF, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur sot ta miratojë. Sipas ndryshimeve nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:
Kampionati është me 4 faza të rregullta me sistem vajtje–ardhje. Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në “Final 4”.
Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4.
Pikët në “Final 4” do të përgjysmohen, duke marrë për bazë verën më të ulët.
Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:
Java 1
Vendi 1 vs Vendi 4
Vendi 2 vs Vendi 3
Java 2
Vendi 1 vs Vendi 3
Vendi 2 vs Vendi 4
Java 3
Vendi 1 vs Vendi 2
Vendi 3 vs Vendi 4
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4. Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria.
Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”.
Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:
– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).