Pas emocioneve dhe spektaklit që dhuruan ndeshjet e para të fazës “Final 4”, Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, rikthehet këtë fundjavë me dy sfida të tjera shumë të rëndësishme në stadiumin “Air Albania”.
Dinamo City dhe Egnatia hodhën një hap të rëndësishëm në përballjet e para, pasi triumfuan respektivisht ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 dhe ndaj Elbasanit me shifrat 4-0, duke e bërë edhe më interesante garën për titullin kampion.
Më 23 maj, në orën 19:00, Vllaznia do të përballet me Egnatian në një duel që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione të forta në “Air Albania”. Më 24 maj, po në orën 19:00 dhe në të njëjtin stadium, Elbasani do të sfidojë Dinamo City-n në një tjetër ndeshje mjaft të rëndësishme të fazës “Final 4”.
Të katër skuadrat synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt finales së madhe, ndërsa tifozët pritet të krijojnë një atmosferë fantastike në kryeqytet.
Final 4, ndeshjet e dyta
Vllaznia-Egnatia, 23.05.2026 19:00
Elbasani-Dinamo 24.05.2026 19:00