Monday, 4. May 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Stadiumi në Vlorë ende nuk është gati, Flamurtari-Bylis luhet në Ballsh

GS 26/08/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e javës së dytë e “Abissnet Superiore 2025-2026”, Flamurtari–Bylis, e planifikuar për tu luajtur të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe orë, por në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Ky vendim i Komisionit të Ligave dhe Garave u mor pas dakordësisë së të dy klubeve, pasi stadiumi i Flamurtarit është nën rikonstruksion dhe punimet nuk kanë përfunduar ende.

Gjithashtu, Komisioni i Ligave dhe Garave, në dakordësi me klubet, ka vendosur që ndeshja e fazës së dytë, Bylis – Flamurtari, të luhet në stadiumin “Flamurtari”.

Teilen: