Tuesday, 3. March 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Tirana “bast” me sulmin, Patsatsia firmos për dy vite

GS 08/07/2025 1 Min. Lesezeit

Tirana nis merkaton pak javë nga fillimi i kampionatit pasi sot ka zyrtarizuar firmën me një sulmues nga Gjeorgjia. Tsotne Patsatsia do të jetë përforcimi për repartin e avancuar pasi lojtari nënshkroi sot një kontratë 2-vjeçare.

25-vjeçari u aktivizua në sezonin e fundit me klubin e Torpedo Kutaisi, me të cilët zhvilloi 18 ndeshje duke shënuar 2 gola e dhënë 2 asist.

Për lojtarin dihet shumë pak, por mosha e tij e re i jep shpresë drejtuesve të klubit që të shpresojnë në një ngritje të nivelit të lojës nga ana e tij.

Teilen: