Java e shtatë e Abissnet Superiore e gjen Tiranën në një “shtëpi” të re. Ndeshja me Teutën nuk do të luhet në “Selman Stërmasi”, po në një tjetër impiant.
Ka qenë skuadra mike ajo që ka zbuluar destinacionin e ri kur ftoi tifozët e saj që të blinin bileta për takimin, i cili do të mbahet në “Air Albania” të dielën.